Federata e Futbollit të Kosovës, ka paralajmëruar të gjithë ata që kanë arritur të blejnë bileta për ndeshjen Kosovë – Zvicër, se ato janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër.
Sipas FFK-së, në secilën hyrje të stadiumit funksionon sistemi digjital dhe do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave të personalizuara.
“Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit, me të cilat jemi duke bashkëpunuar ngushtë në parandalimin e keqpërdorimit të biletave për ndeshje. Andaj, FFK fton qytetarët që të mos bien pre e mashtruesve në tregun e zi dhe çdo abuzim me bileta ta paraqesin tek organet e rendit”, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se në tregun e zi, biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër kanë pasur çmim deri në 200 euro.
