Fillon në Beograd takimi mes Vuçiqit dhe përfaqësuesve të Listës Serbe

Në Beograd ka filluar takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova. Një nga temat kryesore është mbajtja e zgjedhjeve në veri të Kosovës të planifikuara për 23 prill.

Në takimin në “Pallatin e Serbisë” po marrin pjesë i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, nënkryetari i SL Igor Simiq dhe përfaqësues të tjerë të asaj partie Ivan Todosijeviq, Milan Radoiçiq dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, transmeton Demokracia.com.

Takimi ka nisur pak pas orës 13:00. Pas takimit është paralajmëruar një konferencë për media.

Lista Serbe nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje në katër komuna në veri të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *