Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka thirrur Bankën Qendrore Evropian që t’i rrisë normat e interesit deri në mesin e vitit 2024.
Kjo kërkesë është bërë si pjesë e përpjekjeve për ta frenuar inflacionin e lartë në Bashkimin Evropian, shkruan AlJazeera, transmeton KlanKosova.tv.
FMN gjithashtu ka ftuar ministrat e financave të vendeve anëtare të BE-së që ta zbatojnë politika strikte fiskale.
Kryetari i departamentit evropian, Alfred Kammer, është më i brengosuri rreth inflacioni, që është “taksë në varfëri”.
“Rekomandimi ynë kryesor është pengimi i inflacionit, që nënkupton përdorjen e instrumenteve të politikës monetare. BQE duhet të zbatojë politikë strikte për kohë të gjastë, që ne vlerësojmë të jetë deri në mesin e 2024-ës, në mënyrë që të uklet inflacioni në shkallën e dëshiruar prej dy përqind në 2025”, ka thënë Kammer.
