Gara: Për 24 vjet janë hulumtuar mbi 2,700 lokacione të dyshuara për varreza masive

Kushtrim Gara, koordinator i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, është shprehur se mungesa e informacionit është një prej sfidave më të mëdha në procesin e kërkimit të varrezave masive.

“Krejt kjo për shkak të qasjes politizuese të Serbisë”, ka theksuar Gara.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka shtuar se Kosova është shembull në rajon për trajtimin e informatave të reja, derisa ka potencuar edhe numrin e rasteve të hulumtuara nga paslufta për të gjetur persona të zhdukur.

“Për 24 vjet kanë mbi 2,700 lokacione të hulumtuara të dyshuara për varreza masive”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *