Gazetarë, kameramanë, pjesë të shoqërisë civile dhe shumë të tjerë janë duke marrë pjesë në protestën e thirrur nga AGK-ja për vendimin e MINT-it ndaj Klan Kosovës.
Kameramanët dhe gazetarët që ishin duke e përcjellë protestën i kanë lënë pajisjet e tyre të punës në tokë dhe iu bashkuan protestës së bashku me kolegët e tjerë.
Përpara tyre u vendosën pajisjet mediale si shenjë proteste.
