Për të sjellë gjithë këto hulumtime e shkrime gazetareske, gazetarët kalojnë në sfida të ndryshme. Rrëfimin që ua sjellë Drejt.info ka historinë e saj në vete.
Vështirësitë e sfidat i ka rrëfyer gazetarja Alketa Gashi-Fazliu për Drejt.info. Ajo tha se sado që është e vështirë të jesh gazetar është edhe e bukur. Edhe pse e kërcenuar në punën që e benë zgjedh ta vazhdoj rrugëtimin e saj si gazetare.
“Jo vetëm gazetar, por të jesh gjithçka momentalisht në Kosovë është e vështirë dhe sfiduese! Por bëhet gjithmonë e më e lehtë kur ti e do atë që bënë, mundohesh për rrugën që ke zgjedhur dhe e bënë më të bukur rrugëtimin tënd në profesion!
Gazetaria në Kosovë bazuar edhe në raportin e fundit të “Reporterët pa kufij” nuk qëndron keq në krahasim me vendet e rajonit! Jemi dukshëm më lart të radhitur në listë, por ende vazhdon të ketë probleme shumë të mëdha! Jo e lehtë por e bukur të jesh gazetar”, tha ajo.
Tutje ajo na tregon se përkundër që ka pasur momente që ta ndaloj këtë rrugëtim, i është dashur një sy gjumë që ta vazhdoj profesionin e saj si gazetare.
“Nuk jam tip që heqë dorë lehtë! Më saktë fare! E kam bërë gazetarinë e pikës së qefit! Mbajë programet që dua! “Notoj” në ujërat që më pëlqejnë në këtë profesion dhe JO asnjëherë nuk hoqa dorë, sado e vështirë mund të ketë qenë ndonjëherë! Ka patur momente lodhje dhe sforcimi por pasi kam bërë një sy gjumë jam zgjuar me elan dhe energji të reja gjithmonë! Mua më përmbushë kjo që bëjë! E plotësuar dhe vetkritike! Duke u munduar që ta tejkaloj veten gjithmonë!
Jam në garë të pakompromis me veten”, tregoj ajo.
Madje për Drejt.info gazetarja Alketa shprehet se ka qenë e kërcenuar edhe publikisht, por që mbështetje ka gjetur tek organet kompetente.
“Po, kam qenë! Edhe publikisht edhe privatisht! Askush nuk ndjehet mirë kur pranon të tilla porosi! Përkundrazi ndjehet keq, shumë keq! Vë gjithçka në mëdyshje pastaj! Por natyrisht ligji më mbron dhe unë kam lajmëruar tek organet kompetente rastet dhe jam e qetë! Krejtësisht në paqe me veten dhe ndërgjegjen time! Bëjë punë të vyer dhe ushqej dhe shkolloj fëmijët me djersën, mundin dhe punën time! Jam krejësisht e ndërgjegjshme për këtë!
Gazetaria për mua kurrë nuk ka qenë opsion! Asnjëherë! Ishte zgjedhja më me mend që mund ta bëja sërish! A ka probleme-po, sfida-patjetër por ajo që merr në këmbim është më tepër se e bukur! Duartrokitjet dhe zemrën e njerëzve gjithandej”, u shpreh ajo./Drejt.info/
