Gërdovci viziton fermerët e prekur nga vërshimet: Gjithmonë pranë fermerëve tanë

Drejtori i bujqësisë për komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci gjatë ditës së sotme ka parë nga afër dëmet e fermerëve nga vërshimet e fundit. Nga komunat më të prekura, Gërdovci fton të gjithë fermerëve që kanë pësuar nga vërshimet të bëjnë kërkesë për vlerësimin e dëmeve në Komunën e Prishtinës, shkruan Drejt.info.

Gëdovci bëri të ditur se fermerët me të prekur janë nga fshatrat e Komunës së Prishtinës, Vranidoll, Barilevë, Progovc dhe Drenovc./Drejt.info/

Postimi i plotë:

Reshjet atmosferike të ditëve të fundit janë përcjellur me vërshime, duke u shkaktuar dëme fermerëve të fshatrave të Komunës së Prishtinës, në Vranidoll, Barilevë, Progovc dhe Drenovc.

Bashkëndaj shqetësimin me fermerët e dëmtuar, të cilët përmes bujqësisë sigurojnë bukën e gojës dhe mbajnë familjet e tyre.

Drejtoria e Bujqësisë fton të gjithë fermerët që kanë pësuar nga vërshimet të bëjnë kërkesë për vlerësimin e dëmeve në Komunën e Prishtinës.

Gjithmonë pranë fermerëve tanë 🙏

#Prishtina
#TokaJonë

https://www.instagram.com/p/CtjasOxKL44/?utm_source=ig_web_copy_link