Gërvalla flet nga New Yorku, një ditë para seancës për Kosovën në OKB

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar me përfaqësuesen e Emirateve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Lana Zaki Nusseibeh.

Sipas njoftimit nga ministria e Jashtme, Gërvalla ka folur me Lana Zaki Nusseibeh për raportet ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Paraqitja e shefes së diplomacisë kosovare vjen pasi të enjten do të mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Rusia thuhet se është përpjekur për ta penguar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë seancë.

”E informoi atë për përditësime të rëndësishme, shkëmbyen vërejtje të shkëlqyera për progresin e Kosovës, diskutuan për forcimin e lidhjeve Kosovë-Emirate të Bashkuara, edhe më shumë dhe e falënderuan për mbështetjen e vendosur”, thuhet në njoftimin e MPJD-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *