Gërvalla përballë Daçiqit, Këshilli i Sigurimit i OKB-së sot diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara gjatë ditës së sotme do të shqyrtojë raportin e ri gjashtëmujor të sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, për punën e misionit të OKB-së (UNMIK) në Kosovë.

Kosova përfaqësohet nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo të martën u takua me ambasadoren e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, me të cilën diskutuan për marrëveshjen e fundit me Serbinë.

Sesioni i fundit i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për punën e misionit të UNMIK-ut është mbajtur në tetor të vitit të kaluar.

Presidencën e këtij këshilli aktualisht e ka Rusia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *