Gjakovari sulmon seksualisht 72-vjeçaren që ia lëshoi shtëpinë me qira, bie në pranga të Policisë

Një 72-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i moshës 33-vjeçare, në shtëpinë e saj, të cilën e lëshon me qira, si bujtinë ditore.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi i dyshuari K.F., kishte vendosur ta marrë një dhomë me qira në pikët të mëngjesit, për të cilën u mor vesh me viktimën. Me t’u vendosur në dhomën që e pagoi, i dyshuari ia mësyu gruas së moshuar, duke i shkuar nga mbrapa.

Kjo e fundit u përballë me një situatë të tmerrshme, kur i riu i shkoi deri në tualet dhe e kapi me dhunë, duke tentuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Fatmirësisht, e moshuara ia doli që ta largojë të dyshuarin dhe vendosi që menjëherë ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë tmerrin që e bëri ta përjetojë 33-vjeçari.

I dyshuari fillimisht ishte larguar në drejtim të panjohur, por pas veprimeve që janë ndërmarrë nga Policia, është lokalizuar vendndodhja e tij dhe i njëjti është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *