Gjakovë: Vdes një person nga aksidenti mes kamionit dhe veturës

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren, konketisht në fshatin Bishtazhin.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se në aksident ishin të përfshirë një kamion dhe një veturë.

“Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj.