Gjashtëvjeçarja qëllohet me armë pasi topi i basketbollit u fut në oborrin e një burri

Policia në Karolinën e Veriut të ShBA-së është në kërkim të një burri të akuzuar se qëlloi me armë një vajzë gjashtëvjeçare dhe babanë e saj pasi topi i tyre i basketbollit u fut në oborrin e të dyshuarit.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy viktima të tjerë, një grua dhe një burrë.

Policia tha se i dyshuari, 24-vjeçari Robert Louis Singletary, është ende në liri. Ai përballet me katër akuza për tentativë vrasjeje të shkallës së parë.

Policia e ka akuzuar të dyshuarin edhe për dy akuza për sulm me armë vdekjeprurëse me qëllim për të vrarë dhe një akuzë për posedim të një arme zjarri.

I dyshuari ishte i njohur më parë për policinë për sulmin e dyshuar ndaj të dashurës së tij me çekiç gjatë muajit dhjetor.

“Plumbi u kthye dhe më erdhi në faqe”, tha gjashtëvjeçarja, emri i së cilës nuk përmendet për shkak të moshës së saj.

Ajo shtoi se babai i saj mbetet në spital, ku po trajtohet për probleme me mushkëri dhe mëlçi të shpuar, pasi u qëllua me plumb në shpinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *