Gjatë vikendit pritet të ketë mot me diell, vranësira e mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit do të mbajë mot me vranësira, intervale me diell e parashihet të ketë edhe mjegull.

Sipas IHMK-së, të shtunën do të ketë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale me diell, teksa parashihet të fryjë edhe erë me shpejtësi deri në 1-8m/s.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, ku në orët e para pritet të ketë mjegull në ultësira dhe në vende rrëzë maleve.

“Vranësira të pakta mund të ketë për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.