Gjenden pesë emigrant ilegal në një kamion të mallrave

Dogana e Kosovës nepermjet një komunikate për media bëjnë të

Ditur se oficerët e doganës sot gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në pesë persona të fshehur brenda një kamioni që trasportonte mallra, përcjell Drejt.info.

Pas ndalimit emigrantet janë dorëzuar në Policinë e Kosovës.

“Sipas deklaratave të personave te gjithë refugjatët janë nga Siria,  emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës. Vlen të theksohet se kamioni përmbante dërgesë e cila vinte nga Turqia”, thuhet në komunikatë.