Gjatë natës së mbrëmshme është gjetur 29 vjeçari, Goran Kociq nga Shtërpca që ishte raportuar i zhdukur tre ditë më parë është gjetur në Suharekë.
Sipas policisë, Kociq është gjetur në rajonin e Suharekës, pa lëndime dhe me gjendje të mirë shëndetësore.
“Sonte rreth orës 21:00, i njëjti është gjetur në rajonin e Suharekës, i cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime”, thuhet në njoftim.
Policia kishte njoftuar për zhdukjen e tij të premten.
“Me datë 12.05.2023, rreth orës 07:50 policia e stacionit në Shtërpcë kishte pranuar një informacion për një person të zhdukur nga fshati Biti e Epërme, komuna Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt.
