Një person është gjetur pa shenja jete në Lipjan, bën të ditur Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth të dielës, përgjatë orës 15:45.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion.
