Gjilan: Do të zgjerohet rruga “Hamdi Kurteshi” dhe do të mbulohet lumi Stanishorka

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni sot ka bërë të ditur nënshkrimin për fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” (rruga e Malishevës) dhe mbulimin e lumit Stanishorka.

Kontrata për këto punime ka vlerë prej 2.4 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.

“Si një nga projektet më të mëdha kapitale, ky projekt do të zgjerojë infrastrukturën e qytetit dhe do të përmirësojë dukshëm jetën e qytetarëve”, ka thënë Hyseni