Gjoshi i PDK-së thotë se Kurti po liron banda në koordinim me Radojiçiqin

Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po liron banda duke u koordinuar me kriminelin serb, Milan Radojiçiq.

Sipas tij, koordinimin e fshehtë të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin, vetëm sa e ka formalizuar në Bratislavë zëvendësi i tij, Besnik Bislimi.

“Kot po mundohet Albin Kurti, direkt apo nëpërmjet papagajve të tij, që lirimin e pjesëtarëve të bandës së Milan Radojçiqit, t’ia faturojë të tjerëve”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.

“Koordinimin e fshehtë të Albin Kurtit me Milan Radojçiqin, vetëm sa e ka formalizuar në Bratislavë zëvendësi i tij i dhunshëm, Besnik Bislimi”, ka thënë ai tutje.

“Pra, Kryeministri, si bashkëpunëtor i kryekriminelit dhe nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojçiqit, është duke i liruar pjesëtarët e bandave të tij”, ka përfunduar Gjoshi.