Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë, ku një person ka mbetur pa shenja jete.
Lajmi e konfirmoi për Drejt.Info, zëdhënësia e Policisë, Flora Ahmeti.
Ndërkaq, bëhet e ditur se Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin.
Njoftimi i plotë:
“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, thuhet tutje në njoftim.
