Goditet banda e trafikut të drogës në Itali, drejtues dy vëllezër shqiptarë

Autoritetet italiane kanë goditur një organizatë krinale e cila trafikonte lëndë narkotike në sasi të mëdha.

Organizata drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë me banim në Fiesole, të cilët në Toskanë kishin ngritur bazën logjistike dhe qendrën e klasifikimit për ngarkesat e drogës që lëviznin drejt Italisë veriore.

Sipas mediave italiane anëtarët e bandës përdornin makina të modifikuara posaçërisht për të transportuar fshehurazi drogën që importohej në rrugë tokësore në Itali nga Belgjika dhe Holanda.

Hetimi antidrogë, i zhvilluar në pak më pak se dy muaj, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 7 personave, zbatimin e urdhër-arresteve ndaj 11 personave dhe sekuestrimin e 11 kg kokainë, 1 kg marijuanë dhe rreth 50 mijë euro cash.