Goditet një fëmijë nga skuteri elektrik në Lipjan, kërkohet ndalimi i tyre

Një fëmijë është goditur me skuter elektronik gjatë ditës së djeshme, në sheshin”Adem Jashari”, në Lipjan,

Lajmin e ka bërë të ditur kuvendarja e PDK-së në Lipjan, Lumturije Bytyqi, gjersa kritikon komunën se nuk është duke marrë masa në lidhje me ndalimin e tyre.

“Sot në sheshin ‘Adem Jashari’ në Lipjan një fëmijë është goditur me skuter të cilët shërbejnë ushqime me porosi.
Rrezikun që paraqesin këta skuterë dhe trotinetët elektrik nëpër sheshin e Lipjanit, e kam ngritë në mbledhjen e fundit të kuvendit ku kam kërkuar nga ekzekutivi komunal që të marrë masa dhe të ndalojë frekuentimin e tyre në shesh dhe në hapsirat ku frekuetojnë fëmijët”, ka shënuar ajo.

Tutje ajo shton se skuterët elektronik paraqesin rrezik për qytetarët.

“Skuterët si dhe trotinetët elektrikë çdo ditë e më shumë po e zëvendësojnë transportin rrugor, e po ashtu ecjen në këmbë. Praktik e miqësor me ambientin po, por janë shëndrru në rrezik për qytetarët”, shtoi ajo.