Një grua 44-vjeçare nga Podujeva, e ka raportuar burrin 57-vjeçar me të cilin ka bashkëjetuar disa vite.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka deklaruar se i dyshuari, për motive akoma të panjohura, e ka kërcënuar të hënën përmes telefonit, duke i shkaktuar shqetësim.
Bëhet fjalë për Z.A., i cili është nga Prishtina dhe dyshohet se pas telasheve që ka pasur me viktimën, ka vendosur t’i qërojë hesapet duke e kanosur.
Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin para se të ndodhë diçka më e keqe.
Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka nisur hetimet ndaj të dyshuarit dhe rasti është iniciuar rasti si “Kanosje”.
