TIRANË- Me mijëra maturantë në të gjithë Shqipërinë i janë nënshtruar provimit të gjuhës së huaj (Anglisht) të Maturës Shtetërore paraditen e kësaj të enjte, ku nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ishte paralajmëruar se provimi do të mbahej në monitorimin e shumë administratorëve, dhe nën survijimin e kamerave, por ky fakt nuk i ka ndaluar maturantët që vetëm 30 minuta nga fillimi i provimit, të publikojnë tezen në rrjetet sociale, pavarësisht se nuk lejohet celulari.
Nga një postim në rrjetin social Tik Tok, ka habitur gazetari i Drejt.info në Shqipëri, korrespondenti Gjergj Prenga, i cili ka publikuar kopje nga provimi i anglishtes, ku kjo e fundit ishte zgjidhur në një pasaportë, video kjo që vetëm brenda pak orësh është bërë mjaft virale, duke marrë mbi 80 mijë shikime, qindra shperndarje dhe mijëra reagime.
Maturantët në Shqipëri pritet që ti nënshtrohen dhe 3 provimeve të tjera, si ajo e gjuhës shqipe, matematikës dhe lëndës me zgjedhje.
Shikoni linkun në TikTok:
https://vm.tiktok.com/ZM2jnUaDg/
