Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka njoftuar se Kosova do të përfitojë 4.2 miliardë euro nga programi i Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët”, duke u bërë kështu njëra ndër vendet e para që bëhet pjesë e kësaj skeme.
“Përfshirja e Republikës së Kosovës në Programin “Tregu i Përbashkët”, për periudhën kohore 2021 2027, është një hap shumë i rëndësishëm drejt procesit të integrimit të Kosovës në BE. Programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetëse që posedon Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar”, tha Hajdari në një konferencë për media.
