Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e 5-vjetorin e Ushtrisë së Kosovës tha se ushtria është e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, këtë ditë e ka quajtur si historike për vendin.
“Kosovë, urime 5-vjetorin e Ushtrisë!14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për vendin, ditë kur Kosova ka krijoi ushtrinë e vet, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqës, në krye me ShBA dhe NATO”.
“Sot, në përvjetorin e 5-të të krijimit të saj, Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor. Në këtë përvjetor, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra, ditën kur u formua Ushtria. Mirënjohës për jetë ShBA dhe Sekretarit Mattis”, thuhet tutje në shkrimin e Haradinajt.
