Haradinaj për Adem Demaçin: Ishte frymëzim për brezat e sakrificës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në pesëvjetorin e vdekjes.

Haradinaj tha se secili vit i jetës së bacës Adem, ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Baca Adem do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike si njeriu i hekurt që nuk e mposhtën as torturat më mizore të regjimit serb”.

“Mirënjohës përjetë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të atdheut!”, ka thënë Haradinaj.