Haradinaj: Qeverisja e AAK-së në Rahovec, shembulli më i mirë i qeverisjes së suksesshme komunale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në shënimin e 23-vjetorit të themelimit të këtij subjekti politik në Rahovec.

Haradinaj ka thënë se Rahoveci nën udhëheqjen e kryetarit Smajl Latifi vazhdon të jetë shembulli më i mirë i qeverisjes lokale.
“Rahoveci nën udhëheqjen e kryetarit Smajl Latifi dhe ekipit të tij, vazhdon të jetë shembulli më i mirë i një qeverisjeje të suksesshme komunale”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka falenderuar dhe shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e secilit aktivistë përgjatë 23 viteve të AAK-së në Rahovec.
“Shumë i kënaqur që sot bashkë shënuam 23-vjetorin e themelimit të AAK-së në Rahovec, bashkë me aktivistë që ndër vite dhanë kontributin e tyre për Aleancën dhe me asamblistët dhe drejtorët nga radhët e Aleancës në këtë komunë”.

“Shpreha mirënjohjen për secilin që ishte pjesë e rrugëtimin tonë politik përgjatë 23 viteve jo edhe të lehta as për ne e as për Kosovën. Falë një pune të përbashkët, sot Aleanca në Rahovec është njëra ndër degët më të suksesshme në nivel vendi. Me qeverisjen e saj shembullore në komunë, qytetarëve punëtorë të Rahovecit, Aleanca i ka sjellur projekte të suksesshme, duke i dhënë krah bujqve dhe kulturave agrare në këtë trevë dhe duke i dhënë mundësinë për të ngritur sa më lartë ekonominë dhe mirëqenien”, është shprehur Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *