Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka reaguar për sulmin që është bërë mbrëmë ndaj gazetarit Valon Syla.

Sulmin ndaj Sylës, Haradinaj e ka quajtur të papranueshëm dhe akt qyqar.

Ai iu bëri thirrje organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, pasi fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqërie.

“I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *