Havertzi e informon Chelsean se nuk e zgjat kontratën

Kai Havertz e ka informuar Chelsean se nuk do ta zgjatë kontratën.

Është Arsenali që tashmë ka dërguar ofertën e parë Havertzin, por që e njëjta është refuzuar nga Chelsea.

Blutë e kanë vendosur një çmim prej 70 milionë funteve për Havertz, por Topçinjtë po përpiqen të ulin çmimin e kërkuar.

Vendimi i Havertz për të mos zgjatur qëndrimin e tij në Stamford Bridge vjen kështu si një nxitje e madhe për skuadrën e Mikel Artetës.

Gjermani aktualisht fiton një pagë prej 220,000 £ në javë në Chelsea dhe Arsenali thuhet se është gati të plotësojë kërkesat e tij për pagë.