Havolli dhe Rama propozojnë lirimin e automjetit të parë nga pagesa për banorët rezident

Kryeshefi i Prishtina Parking, Sokol Havolli ka paraqitur një propozim që do t’i gëzojë banorët rezident në kryeqytet.

Në Kuvendin Komunal të Komunës së Prishtinës, Havolli ka paraqitur propozimin Rama për lirimin e automjetit të parë të banorëve rezident nga pagesa.

“Ka qenë një nga premtimet tona dhe sot e kemi bërë propozimin në asamble. Lirimi do të hyjë në fuqi pas aprovimit të rregullores në Kuvendin Komunal. Kjo do të përmbajë një pagesë modeste administrative që është e dizajnuar për regjistrim dhe mirëmbajtje të sistemi dhe realizohet vetëm një herë” ka thënë Havolli për Indeksonline.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *