Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se kjo për të është shqetësuese.
“Për mua është shumë paradoksale që një person dënohet me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë. Ndërsa, shkalla e dytë e ulë këtë dënim në 35 vjet, dhe shkalla e tretë e liron krejt”.
“Për mua ky rast është shqetësues, prandaj kam reaguar edhe në Kuvendin e Kosovës, ky rast duhet të hetohet përmes mekanizmave përkatës, pyetja është se kush ka dështuar këtu, pyetja është se a ka dështuar shkalla e parë apo e tretë”, ka thënë Haxhiu.
