Hekuran Murati shpenzoi veç 2% të buxhetit për investime kapitale

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për investime kapitale gjatë vitit 2022.

Kështu bëhet e ditur në një infografikë të Institutit GAP.

Qeveria e Kosovës vazhdimisht kritikohet për mosrealizimin e projekteve të investimeve kapitale, ku sipas opozitës dhe njohësve të ekonomisë, realizimi i tyre është pothuajse zero për qind.

Në bazë të Raportit Financiar të Thesarit të Kosovës, investimet kapitale në periudhën gjashtëmujore të 2022-ës ishin vetëm 9 për qind, më e ulta në dhjetë vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *