Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e të shtënave me armë në hapësirat e fabrikës së Mercedes Benzit në Sindelfingen të Gjermanisë.
Sipas mediumit gjerman Bild, autori i këtij krimi është një 53 vjeçar, punonjës i jashtëm i një kompanie logjistike, ndërkaq, ai kishte për synim t’i qëllojë drejtuesit e ekipit, teksa arma është shkrepur në zonën e zyrës së drejtuesit të ekipit, të cilët më pas mbeten të vdekur në vendin e ngjarjes.
