Hungaria shpërndan bursa për 75 studentë kosovarë

Mbrëmjen e së martës, i dërguari Budapestit në Prishtinë, Béla Bozsik organizoi një ngjarje në Prishtinë për studentët që tashmë nga 1 shtatori do të zhvendosen në Hungari për të studiuar për një semestër.

Sipas Bozsik, këtë vit numri  i studentëve ishte 75, ndërsa sipas tij aktualisht janë rreth 300 të rinj kosovarë që janë duke studiuar në shtetin e tij, e që sipas tij, përparësi kanë ata që vijnë nga fusha e ekonomisë, inxhinierisë, e arkitekturës.

Ndërsa ata që janë përzgjedhur për këtë vit janë entuziast, këtë e thotë edhe vet studentja Arbenitë Canaj nga Kamenica, njofton Klan Kosova.

“ Nuk di çfarë të them tjetër përpos që të jem falënderuese ndaj ambasadës së Hungarisë dhe Hungarisë në përgjithësi”, tha Canaj.

E një studentë tjetër këtë mundësi e sheh të mirë në anën akademike e po ashtu dhe në atë kulturore përderisa nga dhjetori, të tjerë studentë kanë mundësi të aplikojnë që vitin e ardhshëm të jenë përfitues të këtyre bursave.