Hyseni ia prezanton ambasadorit të Turqisë “projektet zhvillimore për komunën”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kanë pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.

Hyseni ka thënë se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimeve dhe investimeve në fusha me interes për të dyja palët.

“Para tij prezantova projektet zhvillimore për komunën, ku diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të reja në fusha me interes për të dyja palët, me theks të veçantë në sektorin e arsimit dhe ekonomisë”, është shprehur Hyseni.

Gjithashtu, kreu i Gjilanit shtoi se ambasadorin e ka njoftuar për kontributin e komunitetit turk në komunë, duke i shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për vendin tonë.