Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka shkuar në shtëpinë e tij pas lirimit nga Gjykata Speciale e Hagës.
Ai është pritur nga nëna e tij dhe shumë familjarë të tjerë të tij, të cilët të gjithë e pritën me lot dhe përqafime.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë konfirmuar lirimin e Hysni Gucatit, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

