I dërguari i ShBA-së dhe ai i BE-së sot në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, do ta vizitojnë sot Kosovën, me ç’rast do të takohen me krerët shtetëror.

Kjo vizitë po zhvillohet në një kohë kur situata në veri të Kosovës mbetet ende e tensionuar për shkak të protestave dhe numrit të shtuar të forcave të rendit dhe ligjit, shkruan Drejt.Info.

Escobar dhe Lajçak pritet ta vizitojnë edhe veriun e vendit. Pas vizitës në Kosovë, ata do ta vizitojnë edhe Beogradin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *