I plagosuri në Klinë nuk u mbijeton plagëve, vdes në Spitalin e Pejës

Ka vdekur personi i cili u plagos pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj, i cili tha se i plagosuri ka vdekur në Spitalin e Pejës.

Ai bëri të ditur se në QKMF-në e Klinës të plagosurit i është dhënë ndihma e parë, ndërkaq më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, atje ku edhe ka vdekur.