Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International Slovakia dhe mbështetjen financiare të SlovakAid ka publikuar Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022.
Në këtë indeks, Komuna e Skenderajt është renditur si më transparentja.
“Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skenderajt më transparenten me 92.63 pikë (nga maksimumi prej 100 pikëve në 87 treguesit e matur), pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës të vlerësuara me 91.13 pikë, Prizreni (90.63 pikë), Drenasi (89.88 pikë), Prishtina (89.13 pikë), Rahoveci (88.94), Ferizaj (86.94 pikë), Gjakova (85.38 pikë) dhe Hani i Elezit (83.62 pikë), dhe Dragashi (82.73 pikë)”.
“Pesëmbëdhjetë (15) komunat me rritjen më të lartë të transparencës krahasuar me vitin 2021 janë Skenderaj, Istogu, Deçani, Prizreni, Malisheva, Kamenica, Hani i Elezit, Dragashi, Drenasi, Klina, Juniku, Suhareka, Obiliqi, Lipjani dhe Graçanica”.
