Inspektorati i Mitrovicës V. shkon t’ia dërgojë vendimin palës serbe për shtyrje të vendimit – e gjen derën mbyllur

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Fatir Berzati, së bashku me zyrtarë të tjerë komunal si dhe qendror, kanë shkuar për t’ia dërguar vendimin palës serbe, për shtyrjen e afatit për lirimin e objektit.

Por, të njëjtit e gjetën derën mbyllur, edhe u kthyen prapë në komunë.

Ndryshe, sot Komuna e Mitrovicës së Veriut,  ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në Lagjen e Boshnjakëve, e cila shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Kjo është konfirmuar edhe nga vet kryetari i kësaj komune, Erden Atiq.

“Shtyhet afati për dy javë. Sot inspekcioni shkon dhe do ua kumtojë informacioni që shtyhet për dy javë, ose 14 ditë”, është shprehur Atiq.