Investimet e vonuara në rrjet dhe përmisimi i shërbimeve të “Valës”, Telekomi jep detaje

Shumë qytetarë janë të pakënaqur me shërbimet e “Valës”, për këtë Drejt.info ka dërguar pyetje në Telekomin e Kosovës. Ata thonë se po punojnë dhe që ka rrezultate të dukshme të përmisimit të shërbimeve. Nga Telekomi bëjnë të ditur se në disa zona rurale janë duke investuar për t’i mbuluar me 4G.

“Ka rezultate të dukshme të përmirësimit të mëtutjeshëm të kualitetit të shërbimeve në regjionet e përmendura me sipër. Teknologjia e instaluar është e fjalës se fundit. Megjithatë, kemi disa zona të caktuara kryesisht rurale ku ende nuk kemi mbulueshmëri të mirë me 4G. Ato regjione i kemi të njohura dhe do të vazhdojmë me investime për t’i mbuluar të gjitha zonat me 4G. Projekti është duke vazhduar me qëllimit të zgjerimit të mbulueshmërisë edhe në zonat e tjera të vendit, si në regjionin e Pejës, Istogut, Klinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, e Besianës.

Tutje Telekomi bënë të ditur se investimet në rrjet në regjionet: Ferizaj, Lipjan, Viti, Kamenice, Gjilan, e deri afër Prishtinës përfundojnë në javën e parë të shtatorit.

Sipas planit dinamik të projektit të modernizimit të rrjeti mobil të Telekomit të Kosoves, në tre mujorin e tretë të këtij viti është paraparë zëvendësimi i Stacioneve ekzistuese Bazë (BTS) me 120 BTS të rinj, në regjionet: Ferizaj, Lipjan, Viti, Kamenice, Gjilan, e deri afër Prishtines. Deri më tani është bërë instalimi i më shumë se gjysmës se BTS-ve të rinj. Në javën e parë të shtatorit përfundon projekti. Investime të tjera do të vazhdojnë për pjesë të tjera të rrjetit, po ashtu”, thuhet në përgjigje me shkrim.

Sa i përket Gjilanit që rrjeti është gati 5G, nga Telekomi thonë se janë duke punuar për ofrimin e shërbimit 5G për të gjithë parapaguesit, shkruan Drejt.info.

“U përmend me herët se regjioni i Gjilanit tashme është mbuluar këto dite me teknologji 4g të fjalës se fundit, prandaj kualiteti është i mirë. Gjithsesi, investimet aktuale në Telekomin e Kosoves janë parapare që të mundësojnë ofrimin e shërbimit 5G për te gjithë parapaguesit, pavarësisht regjionit. Teknologjia e re imponon edhe dinamiken e aktivizimit të kësaj teknologjie, të cilën duhet ndjekur”,

Sipas Telekomit përmisimet në rrjet kanë filluar.

“Përmirësimet kane filluar dhe do të vazhdojnë deri në përfundim të projektit të parapare, kur pritet të zëvendësohen të gjithë Elementet e Rrjetit që janë paraparë me këte investim”, thuhet në një përgjigje me shkrim për Drejt.info.