Ish-kryetari i Shtërpcës paguan 50 mijë euro dorëzani për lirim nga burgu, dyshohet për rastin “Brezovica”
I njëjti ndodhet nën masën e paraburgimit që nga 21 dhjetori i vitit 2021, kur u arrestua si i dyshuar për rastin e njohur “Brezovica”.
Avokati i tij, Artan Qerkini, ka konfirmuar për Telegrafin se klienti i tij ka paguar shumën prej 50 mijë euro në formë të dorëzanisë brenda afatit ligjor të përcaktuar nga gjykata, me 31 gusht 2023.
“Klienti im e ka përmbushur detyrimin për pagesën e dorëzanisë brenda afateve ligjore. Pra, dorëzania është paguar dje dhe sot e presim vendimin e Gjykatës për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë”, ka thënë Qerkini.
