Ish-lideri i “Proud Boys”, Enrique Tarrio, është dënuar me 22 vjet burgim për orkestrimin e sulmit në Capitolin e ShBA-së më 6 janar 2021.
Ky është dënimi më i madh i dhënë deri më tani ndaj një drejtuesi për sulmin, pasi ligjvënësit amerikanë po vërtetonin fitoren e presidentit Joe Biden.
Tarrio, 39-vjeç, nuk ishte në Washington gjatë trazirave, por ndihmoi në organizimin e përfshirjes së grupit të ekstremit të djathtë.
Më shumë se 1,100 njerëz janë arrestuar nën akuzat për trazirat e Capitolit.
Rebelët kishin dalë në mbështetje të presidentit të atëhershëm Donald Trump, i cili vazhdon të refuzojë humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020.
Trump ka premtuar se do të falë shumicën ose të gjithë protestuesit nëse ai rizgjedhet president në vitin 2024.
Tarrio u dënua për komplot kryengritje, një akuzë të kohës së Luftës Civile në SHBA dhe akuza të tjera në maj, shkruan BBC.
