James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë shërbeu si ndihmës sekretar i shtetit, po qëndron për vizitë në Ballkan. Ai ka treguar pse s’do ta vizitojë Serbinë.
Në një intervistë për REL, Rubin ka thënë se marrë parasysh të kaluarën e tij, nuk mendon se është diplomati më i mirë për t’u takuar me zyrtarë të Qeverisë së Serbisë.
“Nuk do të udhëtoj në Serbi me këtë rast. Shikoni, unë jam realist. E di se, duke marrë parasysh të kaluarën time, unë nuk jam ndoshta diplomati më i mirë për t’u takuar me zyrtarë të Qeverisë serbe”, ka deklaruar ai, transmeton Gazeta Express.
Në anën tjetër, Rubin ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i lënë pas disa nga padrejtësitë e së kaluarës dhe ta nisin normalizimin e marrëdhënieve.
“Unë jam në dijeni për realitetet e rajonit. Nga ana tjetër, ne kemi një mundësi tani – dhe mund të flasim për këtë në një minutë – ku Serbia dhe Kosova mund të fillojnë t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe ne t’i lëmë pas disa nga këto padrejtësi të së kaluarës”, ka thënë ai.
Rubi po viziton Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
