Kastrati: 10 familje në kushte të rënda ekonomike po i bëjmë me shtëpi të re banimi në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati për nder të muajit të shennjtë të Ramazanit, ka nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity”, e përfaqësuar nga drejtori i saj, Esam Dabab, për ndërtimin dhe mobilimin e shtëpive për 10 familje të Komunës së Malishevës që jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale.

“Jam mëse i lumtur, që pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, sot kam nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity”, e përfaqësuar nga drejtori i saj, z. Esam Dabab, për ndërtimin dhe mobilimin e shtëpive për 10 familje të Komunës së Malishevës që jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale”, ka deklaruar Kastrati.

Ai gjithashtu ka thënë se u është mirënjohës drejtuesve të kësaj organizate për bashkëpunim.

“U jemi tejet mirënjohës drejtuesve të kësaj organizate për bashkëpunimin e deritanishëm në projekte të rëndësishme, që për mision kanë përkrahjen e familjeve në nevojë, me theks të veçantë për Memorandumin që sot kemi nënshkruar, për ndërtimin e këtyre shtëpive, e që financohen nga “Qatar Charity dhe Komuna e Malishevës. I uroj përzemërsisht dhjetë përfituesit që së shpejti do të bëhen me shtëpi të re banimi”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *