Banorët e Big Brother Vip Albania po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.
Si brenda dhe jashtë “BBV2”, Keisi kaloi një nga fazat më të vështira dhe sidomos pas daljes nga shtëpia, ku menjëherë vendosi të niste me projektet e reja e ditën e sotme është shprehur rreth periudhën që po kalon, duke e quajtur si më të rëndësishmen në jetën e saj.
“Ç’kemi! Kjo është fytyra ime e lodhur pa gjumë dhe nuk duket pasi është lyer aq perfekt çdo ditë, po kaloj një nga fazat më të bukura të jetës sime duke u marr me veten dhe projektet që dikuri kisha lënë pauz dhe të tjera që na erdhën gjatë rrugës. Faleminderit Zot, jam lutur për të gjitha këto që kanë ndodhur”, tha ajo.
