Këshilli i Prindërve kërkon pezullim të testit të maturës dhe arritshmërisë (FOTO)

Këshilli i prindërve i Kosovës kërkon që testi i arritshmërisë dhe ai i maturës të pezullohen, ndryshe siç thonë, do të ketë organizim për bojkotimin e tyre.

Me anë të një postimi në Facebook, ky këshill ka radhitur tetë pika, me anë të të cilëve kritikon sistemin e organizimit të testeve dhe në përgjithësi arsimin në vend.

Një sistem i kalbur arsimor po rrënon shpresën e prindërve për të rritur fëmijët në atdheun që ëndërronin të preheshin përgjithmonë”.

“Ky sistem arsimor është edhe i skaduar e edhe i dëmshëm (në tërësinë e tij)! Duhet një plan kombëtar, me pajtim të të gjitha palëve, për ta ringjallur, përditësuar dhe reformuar në palcë sistemin arsimor parauniversitar në Kosovë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Gjatë së martës, në gjithë vendin këtij testi iu nënshtruan mbi 23 mijë nxënës, në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa pjesa e dytë e testit të arritshmërisë do të mbahet më 11 korrik, në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji.

keshilli