Këto janë fjalët e deputetit Lushtaku për kampionin Altin Zogaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka lavdëruar boksierin Altin Zogaj, i cili është shpallur kampion i Evropës në IBO. Zogaj ka triumfuar ndaj boksierit italian, Riccardo Valentino, në meçin i cili u zhvillua në Stuttgart të Gjermanisë.

Lushtaku ka shkruar për boksierin duke treguar se si Zogaj me mbështetjen e mijëra bashkëatdhetarëve nuk kishte si mos ta merrte këtë titull.

“Si një kampion i vërtetë, Altin Zogaj dëshmoi se e meriton titullin Kampion i Evropës në IBO. Me mbështetjen e mijëra bashkëatdhetarëve në Scharrena Stuttgart, e mbështetjen e miliona shqiptarëve anë e kënd botës,nuk kishte si të ndodhte ndryshe.Altini lartësoi flamurin e Kosovës!I dëshiroj shumë e shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

http://<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmergim.lushtaku%2Fposts%2Fpfbid02SDGw7gEKcjx4Q8NppJuLjuX1HiqKYpYG9FnAPiQAT983U2Y18rhbnyHDXC8y4VChl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”728″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>