Qytetari nga Deçani, Kastriot Hulaj, në pronën e tij tha se ka vendosur një billbord me mbishkrimin “Faleminderit UÇK”, ku në të ishte edhe logoja e NATO-s.
Por, sipas tij, kjo pano u largua me masa të rrepta të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it italian, pa asnjë arsye.
Por nga KFOR-i thonë se, “heqja u krye nga autoritetet lokale”.
“KFOR-i ka vërejtur se përmbajtja e billbordeve nuk ishte koherente me politikën e komunikimit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Klankosova.tv.
Tutje, Hulaj tha se rrënimi ndodhi pikërisht në ditën kur në billbord vendosi akronimin “UÇK”, sepse sipas tij, panot ishin aty tash e disa muaj.
“Gjithsesi, qytetar të Deçanit e ju ish-ushtarë të vërtetë të UÇK-së mos u mërzitni sepse ditëve në vijim do ta mbushim gjithandej Deçanin po më këto shkronja e po më këtë llogo (të njëjtën)”, tha Hulaj.
