Kica-Xhelili sjell në barcoletë të bëmat e qeverisë: “Nëse e teprojmë, kthehemi te 20 vjetët”

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka reaguar sërish pas vendimit të MINT-it ndaj Klan Kosovës.

Kica – Xhelili tha se një barcoletë politike në vend do të niste me “#Zdravo, një shishe vaj të lutëm! Po e paguaj, por s’po e marr”.

“Ndërkohë, ma thirr pak Martinin ta pyes si po kalon me 1.4 milionët e padeklaruara të GEN-it nga Serbia, se ishim pak të zënë me Klan Kosova për disa dokumente. Po, po, edhe biznese tjera ka me probleme dokumentacioni por s’i kemi problem ata se.. ashtu është puna”, vazhdon barcoleta e Kica – Xhelili për qeverinë.

Tutje, ajo shkroi se qeverisë i është dashur pak ‘digresion’ nga skandalet e shumta.

“Dëgjuam që ka skandal edhe për grurin? S’ka gjë, edhe ashtu planifikonim që të gjithë të hanë bar. Nëse e teprojmë, kthehemi te 20 vitet. Hvala”, shkroi ajo.